Andelija Stojkovic
05 Mars 2020•Përditësim: 06 Mars 2020
Nuk ka raste të regjistruara të sëmurëve nga koronavirusi në Serbi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur ministria deri sot 56 persona janë testuar në laboratorin kombëtar të referencës së Institutit Torlak të cilët kanë qëndruar në zonë ku ka të infektuar dhe mostrat e të gjithë individëve të testuar kanë qenë negativ ndaj koronavirusit.
Ministria dy herë në ditë shpalos të dhëna mbi testimin e virusit ndërsa është hapur një linjë telefonike ku mund të lajmërohen qytetarët të cilët kanë qenë në zonat e rrezikut dhe dyshojnë se janë të infektuar ose tregojnë shenja të sëmundjeve respiratore.