Husamedin Gina
03 Shtator 2019•Përditësim: 04 Shtator 2019
Garues nga shtatë shtete ballkanike sot kanë marrë pjesë në ngjarjen e tretë ndërkombëtare sportive "FIS Roller Ski Cup" të mbajtur në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara filloi para Qendrës Sportive "Boris Trajkovski", ndërsa përfundoi tek kryqëzimin i bulevardit "Ilinden" me rrugës "Ljubljanska". Konkurrentët nga kategoria për meshkuj dhe për femra garuan në korsinë e shpejtë të gjatë 1,2 km.
Në ditët në vijim, garat në të dyja kategoritë do të vazhdojnë në distancat prej 5 dhe 10 kimlometra.
Në kategorinë e meshkujve, në garën e sotme fitues ishte garuesi nga Serbia, Milos Milosavljeviç, me kohë prej 1:33,48, ndërsa në kategorinë e femrave vendin e parë e fitoi Anja Iliç nga Serbia me kohë 2:01,89.
Stavre Jada nga Maqedonia e Veriut fitoi vendin e tretë, ndërsa i dyti ishte përfaqësuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Millosh Çoliç.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Viktorija Todorovska, në garën e sotme fitoi vendin e tretë, ndërsa e dyta ishte Nika Jageçiç nga Kroacia.
Vasil Sokle, nënkryetar i Federatës së Skijimit të Maqedonisë së Veriut, për AA tha se këto gara pranohen nga Federata Botërore e Skijimit, pikat hyjnë në radhitjen për Kupën e Botës dhe se janë mjaft tërheqëse.
"Këto janë gara që pranohen nga Federata Botërore e Skijimit, kështu që u bënë mjaft tërheqëse. Për këtë, nga (fshati) Nerezi i Epërm u transferuam në qytet, mund të them në pjesën qendrore të qytetit, për të qenë më atraktiv në vitet e ardhshme dhe më të pranueshëm për ne. Për shkak se këto pikë, to sotmet dhe të mëhershmet të Stavre Jadas dhe Viktorija Todorovskas, në të kaluarën u sollën pjesëmarrje në një olimpiadë", tha Vasil Sokle.
Në garat e sotme morën pjesë 24 garuese në kategorinë e femrave dhe 32 garues atë të meshkujve, edhe atë nga Kroacia, BeH, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Nga Maqedonia e Veriut në garë ishin të pranishëm 5 përfaqësues në kategorinë e meshkujve dhe 4 në atë të femrave.
Sipas nënkryetar i Federatës së Skijimit, nga Maqedonia e Veriut në kategorinë e meshkujve rezultate më të mira ka Stavre Jade, ndërsa në kategorinë e femrave më e suksesshme është Viktorija Todorovska.
Duke folur për interesimin për këtë disiplinë sportive në Maqedoninë e Veriut, Vasil Sokle thotë se populli nuk është shumë i njohur me të, por beson se ky trend i ri do të pranohet.
"Kjo bie në (kategorinë) e vrapimit nordik, kështu që populli nuk është shumë i njohur me këtë. Dhe për këtë arsye ne e bëjmë prezantimin këtu. E shfrytëzuam këtë lokacion këtu për të qenë në qytet", tha Sokle.
"FIS Roller Ski Cup" është organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, Federata e Skijimit, Komuna e Karposhit dhe Qyteti i Shkupit.