Abdula Berisha
16 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Qeveria e Republikës së Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.
Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve, të udhëhequra nga kryeministrat Zaev dhe Kurti, janë në përbërje të plotë.
Në kuadër të agjendës për vizitën e Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, do të vijojë takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave, ku është paraparë nënshkrimi solemn i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim.
Gjithashtu është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashët për media e kryeministrave Zaev dhe Kurti.