Shpetim Hiseni
11 janar 2025•Përditësim: 12 janar 2025
Prishtina është mbuluar nga ngjyra e bardhë pas reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë kryeqytetin e Kosovës dhe më gjerë, raporton Anadolu.
Moti sot në Prishtinë është karakterizuar me reshje të vazhdueshme të borës, duke e mbuluar qytetin me “mbulesë të bardhë”.
Shumë qytetarë, përfshirë fëmijë që loznin, kanë dalë jashtë për të shijuar borën në kryeqytetin kosovar.
Reshjet e dendura po ashtu kanë shkaktuar probleme në trafik, raportojnë mediat e vendit.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.