Bojana Stojanovic
01 Maj 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 6 persona ndërsa 196 persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 duke e rritur numrin e të infektuarve në 9.205, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga dje janë testuar 5.906 persona ndërsa 196 persona rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.
Në spital janë të shtrirë 2.375 pacientë ndërsa në respiratorë janë 65 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbën jetën 6 persona, me çka si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë vdekur 185 persona.
Nga fillimi i pandemisë janë shëruar 1.379 persona.