Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, janë hapur restorantet e Burger King dhe Usta Dönerci, investime të kompanisë nga Turqia "TAB Food Investments" (TFI TAB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në hapjen e restoranteve të cilat gjenden në sheshin "Maqedonia", morën pjesë anëtari i bordit drejtues të TFI TAB dhe Drejtori i Përgjithshëm i TAB, Caner Dikici, amabasdorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, përfaqësues të institucioneve turke në vend, punonjës të restorantit dhe të ftuar të tjerë.
Dikici, në fjalimin e tij me rastin e hapjes, tha se si kompani që 25 vjet janë duke vepruar në fushën e restoranteve që ofrojnë ushqim të shpejtë.
Ai theksoi se në këtë drejtim kanë një përvojë shumë të vlefshme dhe serioze, duke treguar se TFI në kuadër të saj posedon katër marka globale të rëndësishme si Burger King, Sbarro, Popeyes dhe Arby’s, si dhe tre kombëtare Usta Dönerci, Döner Stop dhe Usta Pideci.
Dikici vuri në dukje se shkaku kryesor që janë duke shërbyer në mënyrë të suksesshme dhe që realizojnë një zhvillim të shpejtë në shtetet me kultura dhe dinamika të ndryshme është eko-sistemi i fuqishëm që kanë.
"Të gjithë furnizimin me ushqim përfshirë buka, patate dhe mishin të cilat i shërbejmë në restorantet tona në Turqi, i mundësojmë nga fabrikat tona. Pikat ku arrijmë tek mysafirët tanë, në restorantet, këto produkte i sigurojmë me anë të logjistikës tonë. Kjo na mundëson produktivitet edhe në aspektin operacional, por edhe besim ekonomik, si dhe ofron avantazhe të rëndësishme. Kjo nuk është vetëm për restorantet tona, për restorantet të cilat i menaxhojmë si kompani, por në të njëjtën kohë është avantazh edhe për franchise-t tanë të vlefshëm që investojnë duke besuar tek ne", u shpreh ai.
Si TFI, theksoi Dikici, kanë shumë synime të reja në shumë shtete duke marrë parasysh modelin e punës dhe përvojën globale që kanë. Ai potencoi se në tregun kinez në të cilën kanë hyrë në vitin 2012, për tre vite kanë hapur mbi 1.000 restorante.
Ai tërhoqi vëmendjen se në Kinë kanë qenë kompania me performancë më të mirë të Burger King global, duke shtuar se, "Me përvojën që kemi fituar nga këto marka globale, besuam se tashmë është koha që të krijojmë markat tona".
Dikici tregoi se kanë krijuar dy marka. "Shembulli më i mirë i kësaj është restoranti ynë Usta Dönerci, konsepti Usta Dönerci. Markën tonë Usta Dönerci, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të ardhmen e afërt planifikojmë të hapim në vendet e ndryshme", theksoi Dikici.
Ai tha se kanë synim që rritjen globale përveç asaj në Turqi, Kinë, Qipro, Gjeorgji dhe Maqedoni e Veriut ta vazhdojnë edhe në vendet tjera.
- "TAB Food Investments ka një rëndësi tejet të madhe në mesin e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut"
Ndërsa ambasadorja turke, duke u përqendruar në rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend mik dhe vëllazëror për Turqinë, tha se "me Maqedoninë e Veriut kemi një lidhje të përjetshme".
"TAB Food Investments ka një rëndësi tejet të madhe në mesin e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut", tha ambasadorja Kara, duke treguar se investimet turke në vend kanë mbi 5.000 punonjës, ndërsa do të bëjnë një punë të kuptimplotë në Ballkan nëse këtë numër do ta rrisin për dy herë më shumë.
Ajo gjithashtu foli edhe për problemet rreth pengesave burokratike me të cilat përballen investitorët turq në vend dhe shtoi se kanë marrë fjalën nga zyrtarët e lartë për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve dhe eliminimin e disa padrejtësive.
- TAB Food Investments
TAB Food Investments në Turqi ka 1.100 restorante, me katër marka globale të rëndësishme si Burger King, Sbarro, Popeyes dhe Arby’s, si dhe tre kombëtare Usta Dönerci, Döner Stop dhe Usta Pideci.
TFI gjithashtu menaxhon edhe operacionet e Burger King në Kinë, ndërsa në këtë vend ka mbi 1.000 restorante.
TFI pas operacioneve të suksesshme me Burger King në Kinë, do të fillojë edhe me Popeyes, ndërsa njoftuan për 10 vite do të hapin mbi 1.500 restorante të Popeyes në Kinë.
Kompania në Turqi ka 25.000 punonjës, ndërsa së bashku me Kinën me gjithsej mbi 50.000 punonjës gjendet në mesin e restoranteve më të mëdha të ushqimit të shpejtë në botë.
Kompania gjithashtu është drejtuesi më i madh i Burger King franchise në botë, vazhdon rritjen me restorantet në vendet e ndryshme përfshirë Kinën, Qipron, Gjeorgjinë dhe Maqedoninë e Veriut.
TFI në Kinë filloi të investojë në vitin 2012.