Betül Yürük
18 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
GJENEVË (AA) - Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, ka deklaruar se ka anuluar mbledhjen e koordinimit të ndihmave për Sirinë, pasi prej 110 ditësh në asnjë zonë të rrethuar nuk kanë mundur të deportojnë ndihma humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-së në Gjenevë, De Mistura dha detaje pas anulimit të mbledhjes për punën e koordinimit të ndihmave humanitare e cila organizohet mes vendeve ndërkombëtare për ndihmë ndaj Sirisë.
Duke theksuar se në lidhje me arritjen në vend të ndihmave humanitare nuk ka asnjë tregues pozitiv, De Mistrua në vijim të fjalës së tij është shprehur se mbledhja për koordinimin e ndihmave që zhvillohet çdo jave këtë herë është anuluar për këtë arsye, duke e cilësuar si të panevojshme vazhdimin e saj për shkak të situatës.