Eşref Fahri
13 janar 2016•Përditësim: 13 janar 2016
OKB (AA) - Koordinatori i Çështjeve Humanitare të OKB-së në Siri, Yakub el Hillo tregoi se në Madaya kanë parë njerëz të cilët janë shndërruar në skelete të cilët ecin, dhe se gjendja është e mjerueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Hillo pas dërgimit të ndihmave humanitare në Madaya, u kthye në Damask dhe dha një deklaratë për gazetarët duke u lidhur me te telefon në New York. Ai duke theksuar se informacionet që qarkullojnë nëpër media në lidhje me situatën në Madaya nuk janë ekzagjerim, tha se është duke ndodhur një dramë e madhe humanitare në qytetin i cili është nën rrethim.
"Vërejtëm njerëz dhe veçanërisht fëmijë të cilët janë të kequshqyer seriozisht. Pamë njerëz shumë të dobësuar, njerëz të cilët janë shndërruar në skelete të cilët lëvizin me vështirësi. Në mënyrë të qartë kuptohet se popullata në një kohë të gjatë nuk kanë mundur të gjejnë ushqim" -tha Hillo.