Ayhan Şimşek
27 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
BERLIN (AA) – Greva njëditore e punonjësve në sektorin publik në Gjermani ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve nga gjashtë aeroporte të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lidhja e Sindikatave “Verdi” organizoi sot një grevë njëditore në shenjë paralajmërimi lidhur me kërkesat e punonjësve për rritje të pagave.
Greva e sotme është organizuar në prag të takimit të nesërm mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikalistëve.