Ekip,Adam Moro
03 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
GAZA (AA) - Izraeli sot formalisht pezulloi të gjitha dërgesat e çimentos në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i komitetit palestinez për koordinimin e importit të mallrave, Raed Fattouh tha se qeveria izraelite "zyrtarisht dhe plotësisht" ka ndërprerë rrjedhën e shpërndarjes së çimentos për sektorin privat të Gazës.
"Zyrtarët izraelitë na informuan për vendimin e pezullimit të shpërndarjes së çimentos, pa dhënë asnjë arsye për një gjë të tillë", ka thënë Fattouh.
Vendimi i mësipërm nuk vlen për sasinë e çimentos së porositur e cila në Gaza importohet nga Agjencia për Punësim dhe Asistencë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA).