Hakan Ceyhan Aydoğan
03 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
MOSKË (AA) - Mësohet se ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri i cili shpërtheu në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes e cila gjendet në Rrugën "Znamenka" në afërsi të Pallatit të Kremlinit, ka arritur të përhapet me shpejtësi.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit, ndërsa rruga në të cilën gjendet ndërtesa u mbyll për trafikun.
Sipas lajmeve të mediave ruse nga zjarri është plagosur më së paku një person. Vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit.