Ekip
03 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
WELLINGTON (AA) - Një tërmet i fuqishëm ka tronditur shtetin e Paqësorit jugorë, të shtunën, pas të cilit autoritetet nuk lëshuan paralajmërim për cunami, si dhe nuk janë raportuar viktima apo të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një tërmet i magnitudës 6.9 gradë u regjistrua 80 kilometra në veri të Port Olry dhe 407 kilometra nga kryeqyteti Port Vila, deklaroi Qendra Gjeologjike Amerikane.
Qendra e Pacifikut për paralajmërime të cunamit tha se "ekziston mundësi për paraqitjen e valëve shkatërruese" në bregdetin në një rreze prej rreth 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit. Por, disa orë më vonë u njoftua se kërcënimi për një cunami ka kaluar.
Vanuatu ndodhet në të ashtuquajturën unaza e zjarrtë e pacifikut, një zonë e cila është jashtëzakonisht e paqëndrueshme sizmike, me dridhje shumë të shpeshta. Ky vend gjithashtu është përplot me vullkane dhe sipas OKB-së është një nga vendet me rrezik më të lartë të fatkeqësive natyrore.