Enes Kanlı
03 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
BEJRUT (AA) - Njoftohet se një ndër komandantët e frontit të Hizbullah, Ismail Najif Halave ka humbur jetën në përleshjet me opozitarët në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Fars të Iranit dhe në disa ueb faqe të afërta me Hizbullahun, mësohet se Halave ka vdekur në pjesën rurale të qytetit Halep në veri të Sirisë gjatë përleshjes me opozitarët.