Fatma Esma Arslan
03 Nëntor 2021•Përditësim: 03 Nëntor 2021
Presidenti i Senegalit, Macky Sall tha se 12 për qind e të prekurve nga SIDA në botë jetojnë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sall mbajti një fjalim në mbylljen e Samitit për luftën kundër SIDA-s në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore i cili u mbajt në Dakar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS.
"Në 25 vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore janë 4.7 milionë njerëz të prekur nga SIDA", theksoi Sall i cili shtoi se kjo përkon me 12 për qind të të prekurve nga SIDA në botë.
Presidenti senegalez tha se edhe 22 për qind e vdekjeve me burim SIDA-n janë regjistruar në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Ai potencoi se në kuadër të buxhetit për periudhën e ardhshme do të ndajnë 3.5 milionë dollarë në luftën kundër SIDA-s.