Haydar Hadi
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
BAGDAD (AA) – Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi përsëriti thirrjen e tij për anulimin e referendumit të paligjshëm të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut. Ai tha se nuk do të hyjnë assesi në dialog për rezultatet e referendumit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Parlament me rastin e referendumit, kryeministri Abadi tha se “Ne paralajmëruam se referendumi do të ketë reflektime të rrezikshme. Afati i fundit për dorëzimin e aeroporteve është dita e premte”.
“Nuk do të hyjmë assesi në dialog për rezultatet e referendumit”
“Kërkojmë nga Administrata Rajonale Kurde që ta anulojë referendumin. Ne u patëm thënë liderëve të rajonit se në qoftë se do të mbahet referendum ne do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme. Vendimet e Qeverisë i aplikojmë në të gjithë Administratën Rajonale Kurde nëpërmjet kushtetutës”, tha kryeministri irakian Abadi.
“Marrëdhëniet mes Bagdadit dhe Administratës Rajonale Kurde janë përcaktuar në kuadër të kushtetutës. Referendumi ka ndryshuar ekuilibrin lidhur me kuptimin e partneritetit. Ne nuk do të hyjmë assesi në dialog për rezultatet e referendumit. I gjithë prioriteti ynë është t'u ofrojmë siguri qytetarëve. Ashtu sikur qytetarëve kurdë ne do t'u ofrojmë siguri edhe qytetarëve tanë turkmenë dhe të krishterë. Sulmin ndaj cilit do qytetari kurd ne do ta cilësojmë se është bërë kundër nesh”, tha Abadi.