Ahmed al-Masri,Hacer Başer
27 shtator 2017•Përditësim: 28 shtator 2017
ABU DAB (AA) – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë njoftuar se zyrtarisht ka filluar projektin e themelimit të qytetit shkencor në Mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-s, ENA, zv/presidenti, kryeministri dhe emiri i Dubait, Sheiku Muhammed bin Rashid Al Mektum dhe princi trashëgimtar i Abu Dabit Sheiku Muhammed bin Zajid Al Nahjan kanë nisur zyrtarisht projektin që do të kushtojë 136 milionë dollarë.
Theksohet se "qyteti i hapësirës" do të jetë i pari i këtij lloji dhe se do të ketë një model i cili do të mund të aplikohet mbi Marsin.
Bëhet e ditur se do të bëhen përpjekjet për sjelljen e shkencëtarëve më të mirë dhe përvojave shkencore në EBA në mënyrë që të realizohen hulumtimet për të gjetur zgjidhje për sigurinë e ujit dhe të energjisë.
Pas formimit të kushteve të ngjashme me atë në Mars, një grup i njerëzve do të jetojnë këtu gjatë një viti dhe do të vlerësohen rezultatet shkencore nga sjelljet e njerëzve në fjalë. Më pas këto përvoja do të përdoren edhe në udhëtimet që do të realizohen në hapësirë.
Dizajnimi i "qytetit shkencor" të Marsit, i cili thuhet se do ta ketë strukturën arkitekturore më të zhvilluar në botë do të bëhet nga inxhinieri i cili ka dizajnuar qendrën e re të Google në Londër.
Zv/presidenti i EBA-së, Muhammed bin Rashid el Mektum në muajin shkurt kishte njoftuar se me projektin “Mars 2117” po planifikojnë të ndërtojnë një qytet ku mund të jetohet në këtë planet.