Ekip
09 Gusht 2021•Përditësim: 10 Gusht 2021
Një aeroplan zjarrfikës dje u rrëzua në ishullin grek Zakynthos teksa po reagonte ndaj një zjarri atje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Zjarrfikës tha se piloti i aeroplanit mbijetoi dhe u mor nga një aeroplan tjetër zjarrfikës.
Avioni ishte duke iu përgjigjur një zjarri të nivelit të ulët në zonën Lagopodo-Macherado.
Greqia ka gjashtë ditë që po lufton me zjarret, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar deri më tani.