Ercan Canbolat
23 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
BERLIN (AA) - Aeroporti, ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2006 në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, dhe ishte planifikuar që të hapet në vitin 2011, njoftohet se edhe këtë vit nuk do të mund të hyjë në funksion, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Michael Müller dhe kryetari i Aeroportit Berlin Brandenburg, Karsten Mühlenfeld, njoftuan se hapja e Aeroportit Berlin Brandenburg që ishte planifikuar këtë vit nuk do të jetë e realizueshme.
Me shtyrjen e fundit, hapja e aeroportit është shtyrë për të pestën herë.
Stafi menaxhues i kompanisë, konkludoi se ka probleme në sistemin për shuarjen e zjarrit të aeroportit. Në deklaratën e publikuar nga kompania, u njoftua se ka nevojë që përsëri të shtrihen kabllot që në rast të zjarrit të mund të punojnë të gjitha 1.200 dyer.