Mustafa Melih Ahıshalı
23 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
TEHERAN (AA) – Nën rrënojat e ndërtesës Plasco në Teheran, e cila të enjten u shemb pasi u përfshi nga zjarri, janë nxjerrë edhe katër kufoma, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian IRINN raporton se nën rrënojat janë nxjerrë trupa të pajetë të civilëve.
Drejtori i Qendrës për Mjekësinë Ligjore, Mesud Kadipasa, theksoi se tre kufomat e nxjerra në ditën e pestë të operacionit të shpëtimit janë djegur në masë të madhe, duke vështirësuar identifikimin e tyre.
Gjatë ditës së djeshme janë nxjerrë dy kufoma. Hussein Kuluvend, drejtor i ndihmës së shpejtë të Iranit, theksoi se sipas informacioneve të fundit si pasojë e shembjes së ndërtesës janë lënduar 197 persona.