Ekip
23 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
MOSUL (AA) – Simboli i dikurshëm i Mosulit, njëherësh një nga pallatet më prestigjioze të ndërtuara në kohën e liderit të përmbysur të Irakut, Saddam Hussein (Sadam Husein), është shkatërruar gjatë luftërave të zhvilluara në atë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Të përkrahura nga koalicioni ndërkombëtar, forcat e bashkuara të Irakut vazhdojnë operacionin e tyre për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it.
Suksesi i tyre i fundit është çlirimi i lagjes në veri të Mosulit në të cilën gjendet pallati Al Rammah, i njohur më mirë si “pallati i Saddamit në lumin Tigër”.
Bëhet fjalë për një pallat, ndërtimin e të cilit e kishte urdhëruar ish-lideri irakian, Saddam Hussein, të cilin terroristët e DEASH-it e shkatërruan gjatë dy viteve të fundit, sa mbajtën nën kontroll atë zonë.