Sayed Khodaberdi Sadat
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në operacionet e ndërmarra në zonat Peshtun Kot dhe Hoxha Namusa në rajonin Farjab në veri të Afganistanit janë vrarë 70 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Brigadës së parë në Ushtrinë Kombëtare Afgane Gjenerali Sahidad Keptan në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se kanë përfunduar operacionet të cilat kanë qenë në vazhdim prej disa ditësh.
Keptan tha se në operacionet e drejtuara nga Rashid Dostum zëvendësi i parë i presidentit të Afganistanit janë vrarë 70 militantë talebanë ndërsa janë plagosur 50 të tjerë. Keptan ndër të tjera ka vënë në dukje se mes të vrarëve ndodhen edhe komandantët më efektivë të talebanëve në rajon.