Mohammad Fahim Abed
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
KABUL (AA) - Në qytetin Pervan të Afganistanit në afërsi të bazës Bagram e cila është një prej bazave më të mëdha amerikane në vend vritet një fëmijë i cili nuk kishte marrë parasysh paralajmërimet e ushtarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Polcisë në Pervan, Zaman Mamozai në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se dje në mbrëmje një ushtar amerikan në kullën e vrojtimit në afërsi të bazës Bagram ku ndodhen ushtarët amerikanë pasi ka paralajmëruar disa herë fëmijën që i është afruar bazës ka hapur zjarr ndaj fëmijës i cili nuk mori parasysh paralajmërimet e bëra.
Mamozai ka theksuar më tej se çështja po hetohet dhe ndër të tjera mësohet se forcat e SHBA-së në Afgansita ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen.