Ekip
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
SEUL (AA) – Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, të enjten paralajmëroi se prova e re bërthamore veri-koreane mund të kërcënojë sigurinë e Azisë verilindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Paralajmërimi i presidentes erdhi gjatë takimit të kabinetit pasi Seuli disa herë theksoi se videot satelitore dëshmojnë se Koreja e Veriut ka përfunduar përgatitjet për provën e pestë bërthamore në historinë e saj.
Në pjesën jugore të Gadishullit Korean janë veçanërisht të kujdesshëm, sepse konsiderojnë se fqinjët verior gjithnjë e më shpesh bëjnë provokime të mëdha, si një porosi politike në prag të Kongresit të shtatë me radhë të Partisë Punëtore. Fillimi i mbledhjes së Kongresit është paralajmëruar më 6 maj.
“Para kongresit të shtatë partiak, Pheniani bëhet gati për prova të reja bërthamore, ndërsa momentalisht situata është e tillë që këtë mund ta bëjnë kur të dëshirojnë”, tha Park, transmeton agjencia e lajmeve Yonhap.