Sayed Khodaiberdi Sadat
04 Janar 2021•Përditësim: 06 Janar 2021
Së paku tre policë kanë humbur jetën në një sulm të armatosur mbi një postbllok policor në provincën Ghazni në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë Ahmad Han Siret u tha gazetarëve se disa persona të panjohur kryen sulm mbi postbllokun policor në zonën e katërt në Ghazni.
Ai theksoi se gjatë sulmit humbën jetën tre policë, ndërsa sulmuesit u arratisën nga vendi i ngjarjes.
Ende askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.