Tufan Aktaş
02 Prill 2020•Përditësim: 02 Prill 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin afrikan është rritur 25 persona në 24 orët e fundit, duke arritur në 221, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Qendra afrikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, është bërë e ditur se rastet në 49 vendet afrikane janë rritur në 6.213.
Sipas qendrës, vendet më të prekura janë Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Tunizia, Burkina Faso dhe Kamerun, ndërsa deri më tani janë shëruar 469 persona.
Në Ruanda, ku deri më tani janë raportuar 82 raste, kabineti zgjati për dy javë orën policore.