Hassan Isilow
27 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Afrika e Jugut gjatë 24 orët e fundit ka regjistruar 114 vdekje të reja si pasojë e COVID-19, duke çuar numrin e viktimave në 6.769, tha ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mkhize tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.233 raste të reja të COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 445.433.
"Numri i të shëruarve aktualisht është 265.077 që në shkallë të rimëkëmbjes është 59.5 për qind”, tha ministri.
Rajoni i turizmit në Kepin Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve në 2.875, pasuar nga provinca Gauteng e cila përfshin kryeqytetin Pretoria dhe Johannesburg me 1.564 dhe provincën Kape Lindor me 1.457.
"Numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani është 2.773.778 me 42.966 teste të reja të kryera që nga raporti i fundit (e shtunë)".
Afrika e Jugut radhitet si vendi i pestë më i prekur globalisht përsa i përket infeksioneve, pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Rusisë.