Addis Getachew Tadesse
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
ABEBA (AA) – Vetëm 10 për qind të potencialit ujor të Afrikës është në dispozicion për prodhim të energjisë përmes hidrocentraleve, thonë kompetentët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hapje të kongresit botëror të Hidrocentraleve i cili do të mbahet në tre ditët e ardhshme në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Abeba, kreu i organizatës për Bashkëpunim Global për Ndërlidhje Energjetike, Liu Zhenya, tha se Afrika mund të bëhet një eksportues i madh i energjisë së hidrocentraleve në Evropë dhe Azinë Perëndimore.
"Hidrocentralet e Afrikës prodhojnë 10 për qind të potencialit që ka kontinenti”, tha ai.
Kongresi i organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Hidrocentraleve (IHA) ka bërë bashkë 170 ekspertë të hidrocentraleve, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të agjencive ndërkombëtare.
Drejtorja Ekzekutiv e nismës së Kombeve të Bashkuara për Energji të Qëndrueshme, Rachel Kyte, kërkoi një koordinim më të mirë gjatë përpilimit dhe zbatimit të projektit.
"Shumë projekte dështojnë në fazën e planifikimit të hershëm ose në fazat e para-planifikimit", tha ajo.
Vendi nikoqir, Etiopia, aktualisht është duke ndërtuar një pendë hidroelektrike në lumin Nil që ka një kapacitet prej 6.000 megavat, më e madhja në kontinent.