Addis Getachew Tadesse
27 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë ka tejkaluar shifrën 3.500, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është pothuajse 120 mijë, bëri të ditur Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit, virusi mori jetën e 118 personave të tjerë në të gjithë kontinentin gjatë të njëjtës periudhë, duke e rritur numrin e viktimave në 3.589.
Gjithsej 4.045 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë ditës, duke e çuar numrin e përgjithshëm deri në 119.391, ndërsa numri i rasteve aktive është 67.213.
Sipas të dhënave të CDC-së, numri i të shëruarve është 48.589, prej të cilëve 2.163 janë në 24 orët e fundit.
Me gjithsej 24.300 raste të konfirmuara, Afrika e Jugut është shteti me më shumë raste në kontinent, ndërsa Egjipti ka regjistruar rreth 18 mijë raste.
Megjithatë, Egjipti regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, 797, ndërsa në Afrikën e Jugut kanë vdekur 524 pacientë.
Numri më i lartë i rasteve është në Afrikën Veriore që llogaritet në 36 mijë dhe 1.700 të vdekur, në Afrikën Perëndimore rreth 30 mijë dhe 654 të vdekur.
Për sa i përket shërimeve, Afrika Veriore regjistroi 15.800, Afrika Jugore 13.400, Afrika Perëndimore 12.300, Afrika Qendrore 3.700 dhe Afrika Lindore 3.400.