Gökhan Kavak
01 Shkurt 2021•Përditësim: 01 Shkurt 2021
Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 91 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.585.676.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3 milionë e 64 mijë ndërsa numri i vdekjeve në 91.079.
Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.
Unioni Afrikan ka blerë 670 milionë doza të vaksinës nga kompani të ndryshme për shpërndarjen e tyre në të gjitha vendet e kontinentit. Ndërsa edhe në kuadër të iniciativës së Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX) planifikohet që në kontinent të vijnë edhe 700 milionë vaksina këtë vit.
Për arritjen e imunitetit masiv në kontinent synohet që të vaksinohet 60 për qind e 1.3 miliardë njerëzve.