Haydar Hadi
06 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
BAGDAD (AA) – Komandanti i forcave ajrore të Irakut, Hamid Maliki pohon se në periudhën e ardhshme një mujore, Mosuli do të jetë plotësisht i çliruar nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, Maliki tha se nga fillimi i operacioni për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë kryer 3.250 fluturime kontrolluese për të zbuluar pozicionet e terroristëve të DEASH-it, dhe se forcat e koalicionit në sulmet e kryera kanë thyer në tërësi aftësinë luftarake të terroristëve.