Aydoğan Kalabalık
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
KAJRO (AA) – Në qytetin Giza të Egjiptit, janë përmbysur tre vagonë të një treni pasagjerësh, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të plagosurit janë transferuar nëpër spitale përmes ambulancave.
Ndërkaq, në deklaratën nga institucioni hekurudhor thuhet se tre vagonë të trenit me 80 udhëtarë i cili po udhëtonte nga Kajro për në Said, kanë dalë nga binaret dhe janë përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe gjatë ndryshimit të kursit në lagjen Iyat të qytetit Giza.