Nuran Erkul
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Po përshpejtohen hapat për normalizimin e situatës në Jarabulus të Sirisë, pas shpëtimit nga organizata terroriste DAESH. Në kuadër të përmbushjeve të nevojave imediate të popullatës Turqia ka filluar një projekt për energjinë elektrike në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga zyrtarë të kompanisë përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike në rajonin e Gaziantepit në Turqi, thuhet se firma në fjalë ka nisur punimet për vendosjen e një linje 3 kilometërshe nga qyteza Karkamış deri në Jarabulus.
Në saje të këtij projekti Jarabulusi i pastruar nga DAESH-i do të ketë mundësi që këtë festë të Bajramit ta kalojë me energji elektrike.
Rreth 2 kilometra e këtij kablli që do të çojë energjinë elektrike në Jarabulus do të jetë në brendësi të kufirit të Sirisë. Krahas linjës 20 kilovolt rreth 3 kilometërshe do të vendoset edhe një adaptor energjie që ul energjinë në stacionin qendror nga 31.5 kilovolt në 20 kilovolt.
Më fillimin e këtij projekti Turqia pas katër viteve do të rifillojë të japë energji elektrike Sirisë.
Turqia deri në tetor të 2012-ës përmes sektorit privat i ka shitur Sirisë për një periudhë 15 mujore 2.3 miliardë kilovatorë. Këtë marrëveshje Siria e anuloi në mënyrë të një anshme në tetor të vitit 2012.
Turqia ka sistem lidhës me të gjitha vendet fqinje.