Rahmi Gündüz
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
PARIS (AA) – Policia franceze ka arrestuar edhe një çift në lidhje me shtatë bombola gazi që u gjetën në një automjet të braktisur në kryeqytetin francez Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv BFM, në lajmin e dhënë duke u bazuar në burimet gjyqësore, ka bërë të ditur se çifti i arrestuar gjatë mbrëmjes të cilëve nuk u është shpalosur identiteti, janë marrë në pyetje nga ana e policisë.
Paraprakisht, dje policia kishte arrestuar një çift përderisa po udhëtonin në jug të vendit, që dyshohej të kenë lidhje me shtatë bombolat e gazit që u gjetën në një automjet të braktisur në brigjet e lumit pranë Katedrales Notre Dame.
Pas kërkimeve në automjetin i cili nuk posedonte targa, pranë bombolave të gazit nuk u gjet asnjë detonator.
Pas sulmit ndaj "Charile Hebdo" që ndodhi në vitin 2015, alarmi kundër terrorizmit në Francë është ngritur në shkallën më të lartë, ndërsa pas sulmeve më 13 nëntor të vitit 2015 ku humbën jetën 130 persona, ishte theksuar se terrori paraqet kërcënim serioz për Francën.