Ekip
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
KARAÇI (AA) - Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën në përplasjen mes dy trenave të pasagjerëve në qytetin pakistanez Karaçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Përplasja ka ndodhur pasi njëri tren goditi tjetrin i cili ishte duke qëndruar para tij, me ç'rast u rrokullisën tre vagonë.