Zeynep Özbay
14 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
LONDËR (AA) - Parlamenti anglez ka pranuar propozimin i cili parashikon zgjedhjen e një himni të ri për vendin në ndeshjet sportive, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputeti Toby Perkins nga Partia Laburiste opozitare ka propozuar që për Anglinë të zgjedhet një himn i ri kombëtar, ndryshe nga himni zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Perkins ka kërkuar që himni i ri të zgjedhet në konsultim me qytetarët. "Anglia është një nga komponentët e Mbretërisë së Bashkuar, por në aktivitetet sportive ajo garon e vetme. Për mendimin tim Anglia ka nevojë për një himn që lartëson atë dhe jo Britaninë", deklaroi Perkins.
- Parlamenti do të diskutojë propozimin më 4 mars
Në votimin e sotëm në dhomën e komunave (The House of Commons) e cila është Dhoma e Ulët e parlamentit anglez është pranuar propozimi i Perkins. Gjithashtu deputetët në parlament vendosën që këtë çështje ta diskutojnë në mënyrë të detajuar në një seancë të dytë që do të mbahet më 4 mars.
Nëse në seancën e dytë merret vendim pozitiv atëherë Ministria e Kulturës, Medias dhe Sportit me nismat që do të ndërmarrë në vend do të shqyrtojë mendimet e opinionit publik në lidhje me himnin kombëtarë.
- Kandidon poema “Jerusalemi” e poetit William Blake