Dejan Maksimoviç
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Ekipi kombëtar i Francës sonte kundër kombëtares së Anglisë do të përfaqësojnë vendin e tyre, siç thonë, me krenarinë më të lartë ndonjëherë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Francës do të luhet në stadiumin e “Wembley” në Londër, ndërsa vjen vetëm katër ditë pas sulmeve të përgjakshme terroriste më 13 nëntor në Paris, në të cilat u vranë 129 persona. Në momentin e sulmit në “Stade de France”, që ishte objektiv sulmi, francezët zhvilluan ndeshje miqësore me Gjermaninë.
“Këtu jemi që të përfaqësojmë vendin dhe ngjyrat e tij të kaltër, të bardhë dhe të kuqe me më shumë krenari ngaqë e bëjmë”, tha Deschamps për mediat britanike.
Ai gjithashtu shtoi se: “Ai ishte një çast shumë i vështirë, periudhë shumë stresuese, por jemi mbajtur bashkë dhe çdonjëri prej neve atë ngjarje tragjike e përjetoi në mënyrën e vet. Gjëja kryesore në të këtë situatë është se jemi mbajtur bashkë dhe kemi ndarë pikëllimin. Ndeshja me Anglinë do të jetë plotë me emocione, por kemi për detyrë të tregojmë më të mirën dhe vendin tonë ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë”.
Një nënshtetas belg është identifikuar si organizatori kryesor i sulmeve terroriste në Paris. Kjo është njëra nga arsyet pse është anuluar ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Spanjës e cila duhej të zhvillohej sonte në Bruksel.