Zehra Nur Düz
12 mars 2021•Përditësim: 12 mars 2021
Një anije tregtare iraniane me kontejnerë me destinacion Evropën u sulmua në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Terroristët" shënjestruan anijen me materiale shpërthyese të mërkurën, tha për mediat lokale Ali Ghiyasiyan, zëdhënësi i kompanisë shtetërore transportuese të Iranit.
Zjarri në anije u vu nën kontroll, por trupi i anijes u dëmtua, tha Ghiyasiyan, duke shtuar se asnjë viktimë nuk u raportua.
Ghiyasiyan e përshkroi sulmin si një akt të piraterisë detare që shkel ligjin ndërkombëtar.
Ai gjithashtu tha se do të kryhen procedimet ligjore për të përcaktuar autorët.