Hamdi Yıldız
04 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani, akuzuan Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për plaçkitje të pasurisë së Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Saba të lidhur me Huthit, theksohet se Hisham Sharaf i cili drejton ministrinë e punëve të jashtme në qeverinë Huthi është shprehur se "Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) plaçkitën pasurinë e Jemenit përgjatë grindjeve 5 vjeçare në vend".
Sharaf ka tërhequr vëmendjen se qeveria e tij me të cilën është i lidhur ka dokumentuar informacionet dhe detajet lidhur me gazin natyror dhe naftën që kanë plaçkitur Arabia Saudite dhe EBA si dhe milicët e tyre. Ai theksoi se çështja do të transferohet në gjykatat ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe do t‘i paraqitet komunitetit ndërkombëtar.
Ndër të tjera, Sharaf bëri të ditur se çdo rregullator i paqes politike në Jemen nuk do të qëndrojë kurrsesi indiferent kundër korrupsionit dhe plaçkitjes që kanë kryer Arabia Saudite, EBA ose liderët e milicëve të armatosur që janë aleatë me ata.
Ndërkohë për akuzën në fjalë ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga Arabia Saudite ose EBA.
Në anën tjetër nënsekretari i Ministrisë së Informacionit në qeverinë legjitime të Jemenit, Muhtar er-Rahbi, në një deklaratë të ngjashme që bëri të dielën shprehu akuzat se, "Kjo situatë vërteton qëllimin e vërtetë të EBA-s në Jemen. EBA në Jemen nuk ndodhet për të luftuar kundër Iranit por për aeroportet, portet, ishujt, bregdetin dhe për rrugët e kalimit të ujit. Ai që deklaron diçka përveç kësaj flet në kundërshtim me realitetin".