Mohamed Sabry Emam Muhammed
15 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
RIJAD (AA) – Forcat mbrojtëse të Arabisë Sauditë kanë interceptuar të martën një raketë balistike të lëshuar nga militantët e Lëvizjes Husi nga Jemeni, raporton Anadolu Agency (AA).
“Raketa kishte pasur për objektiv qytetin Najran, por akoma pa rënë në qytet e njëjta ka qenë e interceptuar”, thuhet në njoftimin e koalicionit të cilin e transmeton agjencia saudite e lajmeve SPA. Ndërkohë nuk ka raportime për dëme.
Koalicioni njoftoi se pas këtij incidenti kanë sulmuar disa objektiva në Jemen.