Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Said İbicioğlu
18 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Arabia Saudite njoftoi se janë shkatërruar dy fluturake të armatosura pa pilot të dërguara nga Huthit jemenas, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i forcave të koalicionit, Turki al-Maliki, tha se janë shkatërruar dy fluturake pa pilot që Huthit gjatë natës i dërguan nga Jemeni.
Maliki tha se njëra është shkatërruar derisa nisej drejt një vendbanimi në Abhi, në jug të Arabisë Saudite, ndërsa tjetra është shkatërruar derisa ishte akoma në kufijtë e Jemenit.
Huthit më 12 qershor kryen sulm në aeroportin në Abhi, ndërsa plagosën 26 persona.
Huthit nga Jemeni në vitet e fundit kanë përdorur fluturake pa pilot dhe raketa të gjata dhe të mesme ndërsa si objektiv janë zona të caktuara në Arabinë Saudite. Megjithatë, sistemet e mbrojtjes saudite i paaftësojnë ato.
Që nga viti 2014 Huthit kanë kontroll mbi kryeqytetin Sana dhe disa zona në Jemen. Forcat e koalicionit, në krye me Arabinë Saudite, nga marsi i vitit 2015 autoriteteve jemenase u ofrojnë mbështetje në luftën kundër kryengritësve Huthi.