Hacer Başer
03 Qershor 2017•Përditësim: 04 Qershor 2017
MOSUL (AA) – Së paku 120 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë gjatë operacionit të organizuar me qëllim të çlirimit të lagjes Es-Sihha, në perëndim të Mosulit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sabah en-Numan, zëdhënësi i Departamentit për luftë kundër terrorizmit deklaroi se organizata terroriste ka humbur 120 militantë gjatë përleshjeve ditëve të fundit.
Numan shprehu pritjen se në veri të qytetit do të takohen me forcat federale policore dhe ushtrinë për t’i dhënë fund rrethimit të Qytetit të vjetër në perëndim të Mosulit. Është konfirmuar se vendi Es-Sihha tërësisht është pastruar nga DEASH-i.
Terroristët e DEASH-it nga vera e vitit 2014 kontrollojnë qytetin e dytë më të madh irakian Mosulin.
Pas tre muajsh operacion të forcave të bashkuara irakiane me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në janar është çliruar pjesa lindore e Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filluan aksionin për çlirimin e qendrës së qytetit që gjendet në bregun perëndimor të lumit Tigër. Mosuli në Irak dhe Raka në Siri konsiderohen si dy bastionet më të mëdha të terroristëve të DEASH-it.