Melda Altakhan
05 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
BOGOTA (AA) – Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, sërish i është drejtuar popullit përmes televizionit pasi referendumi që u mbajt ditën e diel i tha “jo” marrëveshjes së arritur mes Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas shpalljes së rezultatit të referendumit kundër marrëveshjes për paqe, Santos ka dërguar një delegacion në Kubë që të takohen me liderët e FARC-ut, për ta vazhduar procesin e paqes. Santos tha se armëpushimi i arritur mes palëve në muajin gusht do të skadojë në fund të këtij muaji.
Santos, i cili përgatitet për t’u takuar edhe me opozitën që ka kundërshtuar marrëveshjen, tha se “Shpresoj të shënojmë progres që të mund ta realizojmë marrëveshjen e cila do t’i japë fund këtij konflikti.”