Ramazan Turgut
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
RIJAD (AA) - Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite me kërkesë të presidentit të Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi njoftuan se është arritur armëpushimi 7 ditor mes palëve për shkak të dialogut që do të fillojë sot mes palëve në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të agjencisë shtetërore të lajmeve të Arabisë Saudite SPA thuhet se për shkak të bisedimeve të dialogut të cilat do të nisin sot mes palëve në Gjenevë presidenti jemenas Hadi ka kërkuar nga forcat e koalicionit që të shpallin 7 ditë armëpushim.
Më tej në deklaratë thuhet se forcat e koalicionit duke pranuar kërkesën kanë marrë vendimin për shpalljen e armëpushimit i cili do të fillojë sot në orën 12:00 me orën lokale dhe do të vazhdojë në 7 ditët e ardhshme nga data 15 deri më 21 dhejtor.