Ekip
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
KARAÇI (AA) – Gruaja afgane portreti i së cilës u shndërrua në njërin nga portretët më ikonik të luftës shumë dekadashe në Afganistan është arrestuar nga autoritetet e Pakistanit nën akuzën se jeton me dokumete të falsifikuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Tani në të 40-at e saj, Sharbat Bibi në vitet e 80-ta arriti famë botërore pasi fotografia e saj u shfaq në kopertinën e prestigjiozes “National Geographic” duke tërhequr vëmendjen nga shkaku i syve të saj të gjelbër me një shikim të thellë.
Zëdhënësi i Autoritetit për të Dhënat Kombëtare, Shahid Ilyas, u tha gazetarëve të mërkurën se Bibi është arrestuar sepse ka dhënë informacione të pasakta.