Ekip
01 Tetor 2019•Përditësim: 01 Tetor 2019
Një gjykatë në Iran sot dënoi vëllain e presidentit Hassan Rouhani me 5 vite burg lidhur me akuzat për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Hossein Fereidoun u dënua me 5 vite burg", tha në një konferencë në Teheran zëdhënësi i Gjykatës, Gholam Hossein Esmayeeli, njoftoi agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve Fars.
Ai tha se Fereidoun u gjet fajtor për marrje të ryshfetit.
Zëdhënësi tha se Fereidoun mund të përballet me akuza edhe për një rast tjetër.
Megjithatë, ai nuk dha detaje lidhur me rastin tjetër dhe akuzat.
Fereidoun është një diplomat dhe këshilltar i besuar i Rouhanit, i cili ndryshoi emrin e tij në fillim të karrierës së tij politike.
Fereidoun u arrestua në vitin 2017 dhe u lirua menjëherë pas një kaucioni lidhur me akuzat disavjeçare të korrupsionit ndërsa gjykata në atë kohë pati thënë se ai është subjekt "i hetimeve të shumta".