Malik Hasa
25 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
TIRANË (AA) – Mbi 18 mijë bimë të dyshuara si kanabis sativa janë asgjësuar nga stacioni i policisë Memaliaj dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në qarkun e Gjirokastrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Policia e Gjirokastrës thuhet se gjatë operacionit të përbashkët të Policisë së Memaliajt dhe FNSH-së të zhvilluar në vendin e quajtur "Marglliç", Kalivaç, në krahinën MemaliajT është bërë e mundur zbulimi i 25 parcelave të mbjella me bimë të dyshuar si kanabis sativa.
Policia e Gjirokastrës ka konfirmuar se në 25 parcelat e zbuluara janë gjetur 18.200 bimë të dyshuara si kanabis sativa të cilat janë asgjësuar.
Në njoftim thuhet gjithashtu se bimët ishim kultivuar në parcela të hapura rishtazi dhe se bimët janë asgjësuar me anë të djegies. Policia ka njoftuar se hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë duke vazhduar.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë ndërmarrë disa operacione antidrogë ku janë asgjësuar mijëra bimë të dyshuara narkotike.