Hakan Ceyhan Aydoğan
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
MOSKË (AA) - Nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë u njoftua se atasheu ushtarak i SHBA-së në Moskë, është thirrur në ministri për shkak të një avioni ushtarak amerikan ka fluturuar afër kufirit me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, theksohet se një avion i SHBA-së i tipit RC-135, gjatë fluturimit zbulues më 22 maj mbi Detin Japonez është afruar kufirit të Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në deklaratën me shkrim ka theksuar gjithashtu se pajisja transponder e avionit ka qenë e mbyllur dhe ka përdorur lartësinë të cilën e përdorin avionët civilë.
Në vijim të deklaratës thuhet se atasheu ushtarak në ambasadën e SHBA-së në Moskë, është thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në lidhje me këtë çështje dhe se "Në takim është theksuar nevoja për marrjen e masave në mënyrë që të mos përsëriten ngjarje të tilla".