Recep Şakar
15 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
MELBOURNE (AA) - Qeveria rajonale e New South Wales-i të Australisë ka deklaruar se do të kërkojë falje familjarëve të viktimave dhe të plagosurve nga aksidenti hekurudhor që ndodhi 40 vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për televizionin ABC në këtë vend, ministri i Transportit të NSW-së, Andrew Constance, ka thënë se do të kërkojnë falje për aksidentin hekurudhor që ndodhi 40 vite më parë, ku humbën jetën 83 persona dhe u plagosën 213 të tjerë.
Constance ka thënë se familjet kanë përjetuar një dramë dhe dhimbje të madhe dhe se janë përballur me një nga tragjeditë më të tmerrshme të historisë së këtij vendi.
Meredith Knight, djali i një personi që humbi jetën në këtë aksident thotë se ishte në moshën 15-vjeçare në atë kohë dhe për shkak se babai i tij ndërroi jetë, ai është detyruar të lërë shkollën dhe të punojë për të ndihmuar familjen.