Ekip
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
SIDNEY (AA) – Katër persona janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe tre gra të moshës mes 60 dhe 80 vjeç, në një qendër tregtare në Sidney, kur policët hapën zjarr ndaj personit që mbante thikën, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia është lajmëruar në paralagjen veriore Hornsby rreth mesditës kur është vërejtur një njeri që mban thikë, deklaroi për mediat Denis Clifford zyrtari policor në shtetin australian Uellsi i Ri Jugor.
“Policët iu afruan burrit dhe atëherë përleshja filloi. Burri i armatosur u nis drejt tyre me një thikë të madhe në dorë, ndërsa policët hapën zjarr”, tha Clifford.