Nour Gelle Gedi,Zeynep Hilal Karyağdı
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
MOGADİSHU (AA) - Si rrjedhojë e një sulmi të organizatës terroriste Esh-Shebab ndaj një baze ushtarake të forcave Etiopia, që i përkasin Bashkimit Afrikan (AMISOM) dhe të cilët janë me detyre në Somali, të paktën 43 ushtarë kanë mbetur të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë së qytetit Bolobedri në rajonin Hiiraan, Abdulaziz Doro, tha për AA se organizata terroriste Esh-Shebab ka ndërmarrë një sulm vetëvrasës ndaj bazës ushtarake të AMISOM. Pas sulmit thuhet se mes ushtarëve dhe terroristëve ka pasur përleshje të armatosur.
Doro tha se si rrjedhojë e sulmit ka të vdekur dhe të plagosur, por nuk dha detaje në shifra.
Nga ana tjetër radio Endelus e cila njihet me mbështetjen e saj ndaj organizatën Esh-Shebab, ka thënë se në këtë sulm të paktën 43 ushtarë të Etiopisë kanë vdekur.
Organizata terroriste Esh-Shebab është formuar në vitin 2004. Ajo mbanë kontrollin e disa qytezave dhe fshatrave në jug dhe qendër të vendit. Organizata është përgjegjëse për disa sulme terroriste dhe peng marrjesh. Për të sjellë një stabilitet në këtë vend Bashkimi Afrikan ka dërguar në Somali 22 mijë ushtarë nga vendet Afrikane. Kjo forcë ushtarake njihet me emrin Etiopia.